Kush nuk ka dëgjuar për këtë emër të madh të futbollit? Kujtim Shala, në vitet e arta të tij, në vitet e 80-ta, dhe në fillim të viteve të 90-ta, la gjurmë të mëdha. Kjo fotografi është e muajit gusht të vitit 1983. Kujtim Shala, shënoi pesë gola për Prishtinën në fitoren me rezultat 5:2 ndaj Sarajevës në pranverën e vitit 1988.
Kujtim Shala, u bë shqiptari i parë që veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë, me 17 tetor të vitit 1990, ende pa u shkatërruar ish Jugosllavia. Paraqitja e tij në petkun e Kroacisë ndaj SHBA-së, çoi në këmbë një ish Jugosllavi. Serbët dhe qarqet ish ish jugosllave, nuk u besonin syve se në Maksimir të Zagrebit u luajt ndeshja revyale Kroaci – SHBA, aty ishte dhe një shqiptar nga Kosova.
Ky ishte Kujtim Shala, sypatremburi. Këtu ishte qartë, fundi i Jugosllavisë e cila u shpërbë në fund të qershorit të vitit 1991.
