Bayerni mposhtet nga skuadra e kategorisë së tretë

0%

Shpërndaje në: Bayern Muncheni është mposhtur nga skuadra e kategorisë së tretë të futbollit gjerman, Wehen, me rezultatin 2:1. Ndeshja e zhvilluar të shtunën pasdite në Wiesbaden ishte miqësore. Ibrahim Ati Allah e kaloi në epërsi Wehenin në minutën e dhjetë. Bayerni i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 58-të me golin që e realizoi Tom Bischof nga penalltia.

Ndërsa golin e fitores 2:1 për Wehenin e shënoi Lukas Schleimer në minutën e 85-të. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, luajti nga fillimi i pjesës së dytë për bavarezët. Bayerni u shfaq pa disa prej futbollistëve kryesorë, pasi trajneri Vincent Kompany shfrytëzoi rastin për t’u dhënë minuta lojtarëve të rinj.

Edhe Futboll 4 muaj më parë Një e teta e finales në Champions: top-ndeshje dhe një “befasi” Bayerni edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit në Gjermani. Për gjigantin gjerman, kjo ishte miqësorja e parë në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri. Bayerni do të zhvillojë edhe katër përballje të tjera miqësore gjatë fazës përgatitore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha