Darwin Nunez mund të bëjë transferimin më të çuditshëm të verës –

0%

Darwin Nunez duket se është pranë largimit nga Arabia Saudite vetëm një vit pasi iu bashkua Al-Hilalit. Sipas The Athletic, sulmuesi uruguaian ka tërhequr interesimin e Atlanta United në MLS. Bisedimet e para mes palëve tashmë kanë nisur, megjithëse aktualisht nuk ka një marrëveshje të avancuar. Atlanta United po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të 27-vjeçarit.

Në Angli, ku Nunez ka luajtur më parë me Liverpoolin, një lëvizje e tillë tashmë është cilësuar si një “transferim i çuditshëm”. Nunez iu bashkua Al-Hilalit vetëm verën e kaluar, por tashmë duket se është pranë një tjetër largimi. Pozita e tij në skuadër u dobësua pas transferimit të Karim Benzemas nga gjiganti saudit.

Në 16 paraqitje zyrtare sezonin e kaluar, Nunez realizoi gjashtë gola dhe katër asistime. Ai gjithashtu u aktivizua me Uruguain gjatë Kupës së Botës së zhvilluar verën e kaluar, duke regjistruar minutat e para zyrtare me kombëtaren që nga shkurti, por aventura përfundoi në mënyrë zhgënjyese.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbetet të shihet nëse Atlanta United do të arrijë ta bindë Al-Hilalin për ta lënë të lirë uruguaianin. Klubi amerikan ka fuqinë financiare për ta realizuar një transferim të tillë, por deri tani nuk ka marrëveshje përfundimtare./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi