Brazili rrëzon kampionet, finalja e Ligës së Kombeve ndaj Turqisë

0%

Kombëtarja e Brazilit në volejboll për femra ka eliminuar kampionen në fuqi, Italinë, dhe është kualifikuar në finalen e turneut përfundimtar të Ligës së Kombeve, që po zhvillohet në Makao të Kinës. Brazilianet triumfuan pas një gjysmëfinaleje dramatike me rezultat 3:2 në sete (, , , , ), duke i dhënë fund dominimit të kampioneve olimpike dhe botërore.

Më e dalluara te Brazili ishte Ana Kristina me 23 pikë, ndërsa te Italia nga 16 pikë realizuan Nervini dhe Egonu. Në finale, Brazili do të përballet me Turqinë, e cila në gjysmëfinalen tjetër e mposhti bindshëm Kinën me 3:0 në sete (, , ). Udhëheqësja e Turqisë ishte Melissa Vargas me 23 pikë. Ndeshja për vendin e tretë do të luhet mes Italisë dhe Kinës.

Burimi: Bota Sot