KFF Mitrovica do të zhvillojë sonte ndeshjen finale të raundit të parë kualifikues të Champions League në katogrinë e femrave, ku do të përballet me kampionen bullgare, PFC Ludogorets. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora .
Klubi ka bërë të ditur se hyrja do të jetë falas, duke ftuar dashamirët e futbollit që të mbështesin kampionet e Kosovës në këtë sfidë të rëndësishme evropiane. Një fitore do ta afronte KFF Mitrovicën një hap më pranë fazës së ardhshme të garës më prestigjioze për klube në futbollin e femrave në Evropë.
