A e keni harruar Bennacerin? Ylli algjerian ndërpreu kontratën me

0%

Ismael Bennacer ka ndërprerë kontratën me Milanin, duke i hapur rrugë transferimit të tij te Al-Gharafa në Ligën e Katarit. Mesfushori algjerian ishte pjesë e Milanit që nga viti 2019 dhe gjatë kësaj periudhe regjistroi 178 paraqitje zyrtare me fanellën e “Rossonerëve”.

Megjithatë, Bennacer nuk ka luajtur për Milanin që nga sezoni 2024/25, pasi në periudhën e fundit të karrierës së tij ka qenë i huazuar te Marseille në Ligue 1 dhe te Dinamo Zagreb.

Bennacer ishte një nga lojtarët e rëndësishëm të Milanit në mesfushë dhe kishte regjistruar 31 paraqitje në kampionat në sezonin 2021/22, kur “Rossonerët” fituan titullin e Serie A për herë të parë pas 11 vitesh. 🚨🇶🇦 Ismael Bennacer will leave AC Milan by terminating contract and join Al Gharafa as free agent, as revealed this week.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deal verbally agreed between all parties involved. 🇩🇿 pic.twitter.com/Kfpky9Q4zm — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 25, 2026 Megjithatë, algjeriani e pati të vështirë të rikthehej në formacionin e Milanit pas një lëndimi të rëndë në gju, të pësuar në fund të sezonit 2022/23.

Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Bennacer tashmë ka ndërprerë kontratën me Milanin dhe pritet të vazhdojë karrierën te Al-Gharafa në elitën e futbollit të Katarit. Kontrata e tij me Milanin ishte e vlefshme deri në fund të sezonit 2026/27, por palët kanë vendosur ta ndërpresin atë para kohe./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi