Zjarri ende aktiv – Mbi 270 mijë njerëz braktisën shtëpitë në Francë

0%

Më shumë se 270 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pasi zjarret e mëdha kanë përfshirë zona të Francës jugperëndimore dhe Spanjës qendrore. Në Francë, zjarret në rajonet Gironde dhe Landes kanë bërë që rreth 197 mijë njerëz të evakuohen , sipas ministrit të Brendshëm francez, Laurent Nunez.

Ndërkohë, në Spanjë, rreth 73 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarreve, ka bërë të ditur presidentja e komunitetit të Madridit, Isabel Diaz Ayuso. Autoritetet në të dyja vendet po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e thata kanë vështirësuar përballjen me zjarret. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com