Aktivitetet e Policisë së Kosovës për nder të Ditës Memoriale të

0%

Policia e Kosovës përmes disa aktiviteteve të dielën, më , do të përkujtoj zyrtarët policor të rënë në krye të detyrës. Dita Memoriale e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në krye të detyrës do të filloj të shënohet me homazhe shtetërore në ora .

Homazhet do të bëhen te Lapidari i Policëve të rënë, ku do të marrin pjesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe zyrtarët e lartë të qeverisë e shetit. Homazhet tek varri i heroit Afrim Bunjaku janë planifikuar në ora , në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Pas 15 minutash është paralajmëruar se do të vizitohet familja e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kurse, në ora , zyrtarët e Policisë së Kosovës dhe ata të shtetit pritet ta vizitojnë familjen e heroit Enver Zymeri, po ashtu në Vushtrri. -Lokacioni: Familja e Heroit Enver Zymeri– në Vushtrri Dhe në ora kanë planifikuar homazhe tek lapidari në vendin e rënies se heroit Enver Zymeri në Varage të Zubin Potokut.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia e Kosovës i ka ftuar qytetarët që të bashkohen në nderimin e kujtimit të zyrtarëve policorë që dhanë jetën në mbrojtje të rendit kushtetues, sigurisë publike dhe Republikës së Kosovës. “Sakrifica e tyre mbetet një frymëzim i përhershëm dhe një dëshmi e përkushtimit të Policisë së Kosovës në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.” – theksohet në .

Më , ndodhi slumi terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku. Enver Zymeri ishte vrarë në veri të Kosovës, gjatë aksionit të Policisë së Kosovës me 26 korrik të vitit 2011, për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 për vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës.

Në vitin 2012, ishte dekoruar post-mortum nga ish-presidentja Atifete Jahjaga me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Burimi: Kallxo