Milan mbetet “thatë”

0%

Crysencio Summerville është futbollisti më i ri i Al Hilal. Sulmuesi 24-vjeçar vendosi që të largohej nga West Ham, për të nisur një aventurë të re me ekipin nga Arabia Saudite. Me klubin e ri, holandezi ka firmosur kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2030.

Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Al Hilal ka shpenzuar 65 milionë euro fikse dhe 15 të tjera do të paguhen në formë bonusesh. Kujtojmë se në garë për shërbimet e sulmuesit ishte edhe Milan, por milionat e Arabisë bënë të tyren. Summerville e ka nisur karrierën te Feyenoord, ndërsa më vonë është aktivizuar edhe për Dordrecht, ADO Den Haag dhe Leeds United.

Burimi: Bota Sot