Policia e Kosovës ka njoftuar se pesë shoferë janë gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe u është marrë patentë-shoferi për një vit. Ata dyshohet se vozitën në shiritin emergjent.
“Zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datën , në dalje të autostradës në fshatin Bibaj të Ferizajt, kanë ndëshkuar pesë shoferë, të cilët kanë bërë tejkalimin e automjeteve në kolonë nga shiriti emergjent në drejtim të rrethrrotullimit” – thuhet në njoftim.
“Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor: Ndaj katër shoferëve vendorë u shqiptua gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative, si dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për 1 vit” – thuhet tutje në .
Ky është njoftimi i plotë: Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik Zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, më datën , në dalje të autostradës në fshatin Bibaj të Ferizajt, kanë ndëshkuar pesë shoferë, të cilët kanë bërë tejkalimin e automjeteve në kolonë nga shiriti emergjent në drejtim të rrethrrotullimit.
Shoferët e ndëshkuar janë: – S.TH. (27 vjeç) – vetura Opel Astra ngjyrë hiri, me targa vendore – M.M. (22 vjeç) – vetura Mercedes ngjyrë hiri, me targa të huaja – SH.I. (26 vjeç) – vetura Mercedes ngjyrë e zezë, me targa vendore – G.A.(30 vjeç) – vetura BMW ngjyrë kafe, me targa vendore – A.SH. (67 vjeç) – vetura Audi Q5 ngjyrë e zezë, me targa vendore Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor: Ndaj katër shoferëve vendorë u shqiptua gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për 1 vit.
Ndaj shoferit me patentë shoferi të huaj u shqiptua gjoba prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 1 vit në territorin e Republikës së Kosovës. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe zbatimit të plotë të dispozitave ligjore në trafik.
Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes numrave dhe kanaleve zyrtare: – 192 – 0290 / 326-250 – 0290 / 322-406 – Aplikacioni “Lajmëro Policinë” Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.
