Shpërndaje në: Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ndryshoi papritur aeroplanin presidencial me të cilin po udhëtonte pas samitit të NATO-s në Ankara në fillim të qershorit, për shkak të një kërcënimi të mundshëm nga Irani, ka raportuar The New York Times, duke cituar burime anonime.
Sipas gazetës amerikane, Trumpi kishte mbërritur në kryeqytetin turk me një Boeing 747-8, aeroplan i dhuruar nga Katari, i cili ende nuk ishte pajisur me sistemet e avancuara mbrojtëse që posedon aeroplani i vjetër presidencial Air Force One. Burimet thanë se kërcënimi u identifikua gjatë kohës sa Trumpi ndodhej në samitin e NATO-s.
Pas një paralajmërimi nga Shërbimi Sekret amerikan, ai vendosi të mos kthehej me aeroplanin e ri. Megjithatë, Trumpi publikisht deklaroi se ndryshimi i aeroplanit ishte bërë për t’u dhënë ushtarëve amerikanë të vendosur në Britaninë e Madhe mundësinë ta shihnin nga afër aeroplanin e ri presidencial.
Ai u largua nga Turqia me aeroplanin e vjetër Air Force One, ndërsa pasi mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar, hipi sërish në aeroplanin e ri për të vazhduar udhëtimin drejt Washingtonit. The New York Times kishte raportuar edhe më herët gjatë këtij muaji se zyrtarët amerikanë kanë ngritur dyshime lidhur me aftësitë mbrojtëse të aeroplanit të dhuruar nga Katari.
Edhe Botë 4 o. më parë Franca e Spanja po përballen me zjarre masive, mijëra të evakuuar Pas publikimit të këtyre informacioneve, autoritetet amerikane nisën hetim për rrjedhjen e tyre, duke kërkuar dëshmitë e disa gazetarëve para një jurie dhe duke u kërkuar atyre, si dhe familjarëve të tyre, të dorëzonin të dhënat e thirrjeve telefonike.
Fundjavën e kaluar, Trumpi pranoi se aeroplani i ri nuk i posedon ende disa nga sistemet mbrojtëse që kanë modelet e vjetra të Air Force One, përfshirë mbrojtjen kundër raketave. Ai theksoi se aeroplani i dhuruar nga Katari së shpejti do të jetë “plotësisht i pajisur” me të gjitha sistemet e nevojshme të sigurisë.
