90% e biletave të shitura, “Sunny Hill” drejt “sold out”

0%

Shpërndaje në: Festivali “Sunny Hill” po i afrohet shitjes së plotë të biletave, vetëm gjashtë ditë para nisjes së edicionit të sivjetmë. Organizatorët kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 90 për qind e biletave, ndërsa në dispozicion kanë mbetur vetëm edhe 10 për qind, duke e afruar festivalin drejt statusit “sold out”.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, organizatorët u kanë bërë thirrje të gjithë të interesuarve që ende nuk e kanë siguruar biletën, ta bëjnë këtë sa më shpejt, pasi numri i biletave të mbetura është shumë i kufizuar.

Edicioni i sivjetmë i “Sunny Hill” pritet të mbledhë mijëra vizitorë dhe emra të njohur të skenës muzikore vendore e ndërkombëtare, duke e kthyer edhe një herë Prishtinën në qendrën e muzikës dhe argëtimit. Festivali organizohet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Bërnicë të Prishtinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha