Real Madridi ka marrë një sinjal shumë pozitiv në garën për transferimin e Yan Diomande, pasi lojtari ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar klubit spanjoll. Sipas raportimeve, “Los Blancos” janë në negociata intensive me RB Leipzigun për të arritur një marrëveshje të plotë. Bisedimet po zhvillohen rreth një pakete që arrin vlerën e 120 milionë eurove, përfshirë edhe bonuset.
Interesim serioz për Diomanden kishte shfaqur edhe Paris Saint-Germain, madje kampionët francezë kishin arritur marrëveshje me lojtarin për kushtet personale. Megjithatë, PSG nuk është i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Leipzigu, duke refuzuar të hyjë në një garë financiare pa kufi.
Nëse klubet arrijnë marrëveshjen përfundimtare, Diomande pritet të bëhet një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere, me Real Madridin që është shumë pranë sigurimit të një prej talenteve më të kërkuara në futbollin evropian.
