Kompromisi

0%

Partitë pa një plan ideor, me muaj, me ditë, me orë. Shihen mes veti shtrembër, sikur deshët me këmborë. Qytetari pret me shpresë, të kalojë ky cirk i paparë, për të mos u zverdhur vota, si trangulli i verës në arë. Prapë shtyhet marrëveshja nuk arrihet dot ceremonia, në këtë valle që s’ka mbarim qanë e qesh “demokracia”!.

Investitori shkon me valixhe se është lodhur duke pritur, në një vend kur nuk ka rend, premtimet plaken pa lindur. Kompromisi nuk është turp, turp është pritja e qytetarit. Shteti s’është plaçkë dasme, që ndahet sipas pazarit. Prandaj, nëse pajtoheni, marrëveshja s’është fitore. Fitore është vetëm dita kur s’ka pritje n’korridore.

Sepse populli e di mirë: mungesa e kompromisit, s’e mban peng Kosovën, por teprica e egoizmit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot