Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti me autobus në Stamboll, raportojnë mediat turke. Sipas TRT Haber, shoferi humbi kontrollin e mjetit për shkak të rrugës së rrëshqitshme. Autobusi fillimisht u përplas me një automjet dhe më pas doli nga trajektorja, duke goditur një shtyllë të sinjalistikës rrugore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat u dhanë ndihmën e parë të plagosurve dhe i transportuan ata në spital për trajtim mjekësor. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.
Deri më tani nuk raportohet për viktima. ⚡️At least 30 people were injured in a bus accident in Istanbul, including children The driver lost control on a slippery road, collided with a car, and then hit a road sign pole, according to TRT Haber. pic.twitter.com/p3J56Yj1w5 — NEXTA (@nexta_tv) July 25, 2026
