Sulmuesi i talentuar firmos me kuqezinjtë e Superligës

0%

Donat Mehmeti është futbollisti më i ri i Drenicës. Sulmuesi 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Tirana, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë në Superligën e Kosovës. Një transferim surprizë, ndërsa për vetë futbollistin ky është një rikthim, pasi karrierën e ka nisur te Llapi U19.

Më tej, ai u bashkua me Besën e Kavajës në Shqipëri, për t’u rikthyer përsëri në Kosovë, e për të luajtur me 2Korrikun dhe Prishtinën, para se të firmoste me Tiranën. Vlera e Mehmetit në “Transfermarkt” është 125 mijë euro. Ndërsa me klubin e ri, sulmuesi nga Podujeva ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Burimi: Bota Sot