Kur pritet që Pirlo të prezantohet si selektor i Italisë?

0%

Shpërndaje në: Andrea Pirlo pritet ta marrë drejtimin e Italisë dhe ai do të prezantohet në fillim të javës së ardhshme, ka shkruar “Goal” të shtunën. Ish-fituesi i Kupës së Botës, me Italinë do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare. Ai është zgjedhur për t’i udhëhequr “azzurrët”, pasi Italia dështoi në arritjen e marrëveshjes me Carlo Ancelottin dhe Pep Guardiolan.

Pirlo do të përfitojë 1.5 milionë euro në sezon, ka njoftuar “Football-Italia”. Ndërkohë, mediumet e tjera italiane kanë njoftuar se Pirlo do të zyrtarizohet në postin e selektorit të hënën ose të martën. Para se të bëhet zyrtarizimi i tij, Pirlo duhet ta shkëputë kontratën me marrëveshje të dyanshme, me skuadrën Dubai United, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Këtë skuadër e ka udhëhequr prej verës së kaluar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha