Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës, të cilat vlejnë për datën 25 korrik. Sipas vendimit të MINTI-it, çmimi maksimal i naftës është 1.72 euro për litër , tre cent më i lartë krahasuar me të premten, kur ishte 1.69 euro . Shtrenjtim ka pësuar edhe benzina.
Çmimi maksimal i saj është 1.51 euro për litër , një cent më shumë se të premten, kur kushtonte 1.50 euro për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i gazit mbetet i pandryshuar në 0.60 euro për litër . Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora dhe do të vlejnë për 24 orë . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
