Ndeshja mes ekipit nga Ferizaj dhe serbëve nga Shabaci, goli u pranua

0%

Historia e sportit të Kosovës është jashtëzakonisht interesante në periudha të ndryshme. Në fund të viteve të 70-ta përkatësisht me 19 maj ( e shtunë) të vitit 1979 ndeshja në palestrën “25 maj” (sot 1 tetori) në Prishtinë, që kishte ndezur polemika e tensione të mëdha, ka qenë mes Borcit të Ferizajt (sot Kastrioti) dhe Metaloplastikës nga Shabaci i Serbisë.

Goli u pranua pas një ore e gjysmë! Pas javës së 23-të Borci renditej në vend të tetë me 22 pikë e Metaloplastika në të 13-tin me 20 sosh në kuadër të Ligës së Parë ish jugosllave. “Fitorja u pranua pas një orë e gjysmë konsultimi!

Në kuadër të javës së 23-të të Ligës së Parë Qendrore të hendbollistëve, parmbrëmë në pallatin e sporteve “25 Maji” të Prishtinës u takuan Borci i Ferizajt dhe Metaloplastika e Shabacit. Pas një loje të fortë, në momente brutale, sidomos nga ana e mysafirëve, fitorja tejet e vlefshme i takoi Borcit me rezultat (11:9).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur dy ekipe luftojnë për ekzistencë në shoqërinë elite të hendbollit (ish jugosllav), atëherë është e arsyeshme të pritet luftë e fortë dhe dramatike. Kështu edhe u pa para ndeshjes ndërmjet Borcit dhe Metaloplastikës.

Mirëpo, ajo që ngjau në parket i kaloi të gjitha parashikimet, sepse u zhvillua një betejë e madhe, plot kthesa e në momente brutale (prinë mysafirët), e cila më tepër i përngjante ragbit se hendbollit, por në të cilën ngadhënjimtar dolën hendbollistët ferizajas, me plot meritë dhe kështu bënë edhe një hap drejt realizimit të qëllimit të tyre – sigurimit të ekzistencës.

Ferizajasit filluan si është më së miri. Që në fillim avancuan me 4:1, 6:3 e 8:5. Pra, në këto momente me plot të drejtë shpresonim se Borci do të shënojë fitore bindëse. Por vazhdimi na e përgënjeshtroi këtë”, ka shkruar gazetari Abazi Dula me 21 maj të vitit 1979.

Sipas gazetës “Rilindja” të datës 21 maj të vitit 1979, fundi ishte me përplot tensione: “Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, Metaloplastika kaloi në avantazh me . Në këto momente, druam për fatin e ferizajasve. Ata pa masë dhe pa kriter, të njëjtët i dëmtuan haptazi referët me renome Vukiçeviqi e Llaziqi, vendimet e të cilëve në shumë raste mllefosën të pranishmit.

Dy minuta para se të binte perdja e kësaj ndeshjeje dramatike, kur rezultati ishte , topi ishte pronë e mysafirëve, të cilët taktizonin para portës së Kasim Kamenicës, trimit të këtij dueli. Fitorja ishte shumë afër për Borcin. Por Ferzani i shkathët ndërpreu aksionin e mysafirëve dhe kështu topi u bë pronë e ferizajasve, të cilët organizuan zbritje të vrullshme.

Referët akorduan nëntëshe, nga e cila Tomoviqi, sipas mendimit tonë, shënoi golin e karrierës dhe vulosi fatin e ndeshjes në të mirë të ekipit të vet. Në semafor qëndronte rezultati , në të mirë të Borcit. Por, pas golit të fitores u zhvilluan skena të papërshkrueshme.

Njëri nga referët, Vukiçeviqi, nuk deshi ta pranonte golin me motivacion se nuk ka dhënë shenjë për ekzekutimin e nëntëshes. Në arenë u krijua tollovi e madhe.

Të të dy palët sulmuan referët, të cilët u tërhoqën në lokale dhe pas konsultimit të gjatë, një orë e gjysmë (mes delegatit e gjyqtarëve), goli i Tomoviqit, i shënuar një sekondë para përfundimit të ndeshjes, u pranua dhe kjo ndeshje, e cila do të mbahet mend, mori fund”.

Borci – Metaloplastika Në prani të afro 2000 shikuesve, referuan Aleksandër Vukiçeviqi dhe Lubomir Llaziqi të Beogradit. Shtatëshet: Bo. 4 (4), Me. 7(5). Përjashtimet: Ferzani 4, Mexhedoviqi u diskualifikua (te Borci), ndërsa Vukoviqi 2, Isakoviqi e Mijatoviqi nga 4 minuta (te Metaloplastika).

Borci: Kasim Kamenica, Orhan Mexhedoviq 1, Basri Tupella, Aziz Makiqi 3, Nebojsha Gërkoviq, Srbolub Dekiqi 1, Sefedin Reçica 2, Nexhat Ferzani 4, Ratomir Tomoviqi 7, Bujar Qerimi, Tahir Sojeva dhe Skënder Sahiti, Metaploplastika: Soshiq, Ignjatoviq, Vukoviq 3, Pavlloviq 8, Simonoviq, Jevremoviq 1, Aleksiq, Tanasiq, Isakoviq 2, Rashiq 2, Mijatoviq 1 dhe Pajiq.

Burimi: Bota Sot