“Shteti nuk është hotel” – Gëzim Mekuli del në mbështetje të Kurtit

0%

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar lidhur me debatet për rikthimin në detyrë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqje kolektive në vitin 2022.

Në një postim në rrjetet sociale, ai e cilësoi largimin e tyre si një “puç politik të koordinuar” dhe jo si akt profesional, duke theksuar se askush që, sipas tij, ka braktisur institucionet e Kosovës me urdhër të Beogradit nuk duhet të rikthehet në sistemin e drejtësisë.

Mekuli mbështeti qëndrimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke argumentuar se gjyqtarët e Republikës së Kosovës duhet t’i shërbejnë vetëm Kushtetutës së Kosovës. Ai kritikoi edhe disa ambasadorë ndërkombëtarë, duke thënë se po e paraqesin si “normalitet” rikthimin e zyrtarëve që kishin braktisur institucionet me urdhër të Beogradit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Postimi i plotë: Kosova bordel në sytë e ambasadokracisë dhe Serbisë Kur një gjyqtar i Republikës së Kosovës zbaton urdhrat e Beogradit, ai ka zgjedhur politikën e jo drejtësinë. Dorëheqjet kolektive të gjykatësve dhe policëve serb në vitin 2022 nuk ishin akt profesional; Ishin një puç politik i koordinuar për ta lodhur shtetin e Kosovës.

Në asnjë demokraci serioze nuk rikthehesh në detyrë pasi ke braktisur institucionin me urdhër të një shteti tjetër Pikë! Kryeministri Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu kanë shumë, shumë të drejtë: shteti nuk është puff, ku hyn e del kur të qohet k…. e aq më pak sipas urdhrave të Beogradit Gjyqtari i Republikës së Kosovës i shërben vetëm Kushtetutës së Kosovës. Pikë!

Kush i shërben Beogradit, le të kërkojë punë në Beograd; jo në institucionet e Republikës së Kosovës. Të dashur lexues, paramendoni një gjyqtar gjerman të braktis detyrën me urdhër nga Moska, ose një gjyqtar francez që largohet me urdhër nga Berlini. A do ta riktheheshin në bankën e drejtësisë? As që bëhet fjalë, more.

Në Kosovë, disa ambasador ende na shesin si “normalitet” faktin që gjyqtarë e prokurorë braktisën institucionet me urdhër të Beogradit dhe tani, sipas tyre, paskan të drejtë të kthehen sikur të kenë qenë në pushime të lehonisë. Jo, jo, jo.

Drejtësia nuk është mashë e Beogradit, ndërsa Republika e Kosovës, po e përsëris, nuk është Bordel kurvash e kurvanash ku hyn e del sipas urdhrave të Vuçiqit dhe viqave tjerë.

Konsekuent deri në fund; Qëndrimi i Kurtit dhe Albulena Haxhiut është i vetmi që mbron Kosovën e lame n’gjakë; Kush zgjodhi Beogradin dhe shkeli kushtetutën e Kosovës, le ta vazhdojë karrierën në Beograd, jo në gjykatat e Republikës së Kosovës. Pikë! 🇦🇱🇽🇰🇦🇱

Burimi: Bota Sot