Sulm rus në Kharkiv, një i vdekur dhe disa të plagosur, Moska deklaron se rrëzoi 187 dronë ukrainas

0%

Një person ka humbur jetën dhe të paktën nëntë të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve ruse në qytetin e Kharkivit, në verilindje të Ukrainës, sipas autoriteteve lokale. Kryebashkiaku i qytetit, Igor Terekhov, bëri të ditur se sulmi goditi një zonë banimi, pasi forcat ruse përdorën bomba të drejtuara ajrore.

Gjatë operacioneve të kërkim-shpëtimit, ekipet e emergjencës nxorën nga rrënojat trupin e një burri që kishte mbetur i bllokuar në një ndërtesë të shkatërruar. Edhe kreu i administratës ushtarake të rajonit të Kharkivit, Oleg Sinegubov, konfirmoi se nga sulmi i zhvilluar gjatë natës mbetën të plagosur të paktën nëntë persona.

Ndërkohë, në një zhvillim paralel, Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 187 dronë ukrainas gjatë natës në territore të ndryshme të Rusisë, përfshirë edhe rajonin e Moskës. Sulmet dhe kundërsulmet ajrore vijojnë të thellojnë tensionet mes dy vendeve, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të shkaktojë viktima dhe dëme në infrastrukturën civile.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot