Shpërndaje në: Manchester City është duke bërë ndryshime të shumta. Ndërrimi i trajnerit pas 10 vjetësh nuk është e lehtë, njësoj si edhe largimi i shumë lojtarëve. Katër startues prej fitimit të “tripletës” në edicionin 2022/23, Manuel Akanji, Nathan Ake, Bernardo Silva dhe John Stones, janë larguar në këtë verë përfundimisht.
Janë transferuar Elliot Anderson dhe 17-vjeçari premtues Jeremy Monga. Mund të ketë edhe të tjera zhvillime. Rodri, kapiteni i Spanjës në triumfin e Kupës së Botës, do të operohet të hënën, ndërsa e ka edhe një vit në kontratë. E ardhmja e tij duket larg Cityt dhe afër Real Madridit. 30-vjeçari pritet të largohet në këtë verë, ndonëse trajneri i ri Enzo Maresca dëshiron që ai të qëndrojë.
Rodri u zgjodh edhe lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026. Pas këtyre spekulimeve, Manchester City ka kthyer vëmendjen te mesfushori i Lillet, Ayyoub Bouaddi, i cili impresionoi me paraqitje në Botëror me Marokun.
