Një vjedhje e rëndë është raportuar në Gjilan, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në garazhin e një shtëpie dhe kanë vjedhur një veturë me vlerë rreth 10 mijë euro, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktimë është Z.J. rreth 50-vjeçar.
Sipas informacioneve, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në intervalin kohor nga 23 deri më 24 korrik, në rrugën “Veqe Zela” në Gjilan. Ankuesi ka deklaruar në Polici se autorët kanë hyrë me forcë në garazhin e tij dhe kanë marrë një Golf 2 GTI, ngjyrë të zezë, të vitit 1990, të cilin e posedonte prej rreth dy vitesh dhe nuk e kishte në përdorim.
Vlera e automjetit, sipas ankuesit, është rreth 10 mijë euro. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia po zhvillon hetime për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e veturës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
