Ekskluzive | I dënuari për “Mospërfillje të Gjykatës” kapet në Fushë

0%

Një person i kërkuar me urdhër-arrest është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Fushë Kosovë dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit me burgim, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Edmond (Nusret) Tërnavën .

Sipas informacioneve, arrestimi është kryer rreth orës në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, pasi gjatë verifikimit në sistemin policor rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Dega në Fushë Kosovë. Ai kërkohej për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.

Pas arrestimit, Edmond Tërnava është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku do të vuajë 60 ditë burgim, në bazë të urdhrit të gjykatës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com