Pejë: Konfiskohet një armë dhe një karikator i zbrazët gjatë

0%

Një armë dhe një karikator i zbrazët janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të një shtëpie në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë. Sipas raportit të Policisë, kontrolli është kryer më 24 korrik, rreth orës , në bazë të një urdhri të lëshuar nga gjykata. Gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar arma dhe karikatori i zbrazët.

Pas konsultimit me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. “Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë – . Në bazë të urdhrit të lëshuar nga gjykata, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një karikator i zbrazët.

Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot