Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar se gjatë vikendit, më 25 dhe , do të mbajë mot me diell e me vranësira. Të shtunën, më , sipas IHK-së, mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale , sipas IHK-së, do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 23 deri në 26 gradë celsius.
Sipas IHK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore. Kurse, të dielën, më , parashihet mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përreth relievit malor. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 – 12, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 – 31 gradë celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metra në sekondë”- thuhet në njoftim. Gjatë fundjavës, sipas IHK-së kushtet biometeorologjike pritet të jenë përgjithësisht të favorshme për shumicën e popullsisë.
“Temperaturat e mëngjesit, me vlera minimale nga 8 deri në 12 gradë celsius do të krijojnë ndjesi të freskët termike, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale nga 23 deri në 31°C do të ofrojnë kushte komode deri mesatarisht të ngrohta”- thuhet në njoftim.
Në zonat më të ulëta, veçanërisht të dielën, thuhet në njoftimin e IHK-së, rritja e temperaturave deri rreth 30 – 31 gradë celsius, mund të shkaktojë ngarkesë të lehtë termike gjatë orëve të mesditës, sidomos te personat e ndjeshëm, të moshuarit dhe personat me probleme kardiovaskulare.
Po sipas IHK-së, era e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore do të ndikojë pozitivisht në freskimin e ajrit dhe në përmirësimin e ndjenjës termike. Rekomandohet hidratim i mjaftueshëm dhe shmangie e ekspozimit të zgjatur në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.
IHK thot se kushtet agrometeorologjike gjatë fundjavës do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Temperaturat në intervalin 23–31 gradë celsius gjatë ditës dhe netët relativisht të freskëta do të krijojnë kushte të përshtatshme për proceset fiziologjike të bimëve, veçanërisht për kulturat e arave, perimet dhe pemët.
Megjithatë, sipas IHK-së, në zonat e ulëta ku temperaturat do të afrohen në 30–31 gradë celsius mund të paraqitet rritje e kërkesës së bimëve për ujë, veçanërisht te kulturat pranverore si misri, speci, domatja dhe kulturat e ujitura. Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës dhe ujitja sipas nevojave të bimëve, mundësisht në orët e mëngjesit ose të mbrëmjes.
