Sot, më , ishte paraparë të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor ndaj Ilir Abdullahut, i njohur me nofkën “Liza” dhe Rrahim Abdullahut, i njohur me nofkën “Rrumqi”, për rastin e vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Rizës. Me të filluar seanca, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, e bëri të ditur se në seancë mungon njëri prej anëtarëve të trupit gjykues, gjyqtari Lutfi Shala.
Sipas Sylës, Shala ka munguar për arsye personale, kështu që konstatoi se nuk janë përmbushur kushtet ligjore për të vazhduar me mbajtjen e seancës, dhe e radhës u caktua për më . Rikujtojmë se Ilir dhe Rrahim Abdullahu nga Prokuroria Speciale po akuzohen se në bashkëkryerje me Arben Berishën, Fitim Avdiun, dhe Enver Sekiraqën kanë vrarë policin e Kosovës, Triumf Rizën.
Ky rast në rigjykim po trajtohet në Departamentin Special të Gjykatës së Prishtinës nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Avni Syla (kryetar i trupit gjykues) dhe Lutfi Shala e Violeta Namani-Hajra (anëtarë).
Kujtojmë se kryetar i trupit gjykues në këtë rast ka qenë gjyqtari Valon Kurtaj, mirëpo me avancimin e tij në Gjykatën e Apelit, lënda për gjykim i është caktuar gjyqtarit Avni Syla. Në seancën gjyqësore të mbajtur më ishte bërë bashkimi i dy lëndëve: bashkimi i lëndës së Rrahim Abdullahut dhe të Ilir Abdullahut.
“Prokuroria ka bërë kërkesë që të bashkohet, për shkak se kanë të bëjnë me një çështje të njëjtë penale dhe që të gjykohen këto dy çështje si një çështje për shkak të ekonomizimit” – kishte thënë gjyqtari Valon Kurtaj.
Rrahim Abdullahu akuzohet për – vrasje të rëndë në bashkëkryerje, por Gjykata Themelore e Prishtinës në vitin 2015 e kishte rikualifikuar veprën në – dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, duke e shpallur fajtor për këtë vepër penale.
Gjykata Themelore e Prishtinës me aktgjykim më e kishte shpallur fajtor Rrahim Abdullahun për shkak të veprës penale – dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale, dhe e ka gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 4 vjetëve e 11 muajve. Ndërsa, Gjykata e Apelit e kishte kthyer lëndën ndaj Rrahim Abdullahut në rigjykim.
Për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza, që ndodhi më 2007, Policia e Kosovës më e kishte arrestuar të dyshuarin Ilir Abdullahu. Abdullahu ka qenë në kërkim për 15 vjet nga organet e rendit, e arrestimi i tij kishte ndodhur më në Batllavë të Podujevës. Prokuroria Speciale e Kosovës më kishte ngritur aktakuzë kundër Ilir Abdullahut.
Doras i shpallur fajtor për vrasjen e Triumf Rizës është Arben Berisha, i cili për këtë vepër u dënua të vuajë 35 vjet burgim dhe Enver Sekiraqa, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore e Prishtinës dhe është dënuar me 25 vjet burg. Kjo përbën herën e tretë që Sekiraqa dënohet për shtytje në vrasjen e Rizës gati 19 vjet më parë.
Për herë të parë, më 2016, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vjet burgim, kurse sërish më 2019 me 20 vjet burgim. Enver Sekiraqa ndodhet aktualisht në arrati dhe i njëjti kërkohet nga organet e rendit.
Dosja e Prokurorisë Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari Ilir Abdullahu me tani të dënuarit, Arben Berishën e Fitim Avdiun, dhe me të pandehurit Enver Sekiraqën dhe Rrahim Abdullahun, si grup i organizuar nga i pandehuri Enver Sekiraqa, të shtyrë nga motivi i hakmarrjes së paskrupullt, e me dashje që ta privojnë nga jeta Triumf Rizën për shkak se i njëjti më në lokalin “Swiss Casino”, në Prishtinë, e kishte rrahur Enver Sekiraqën, i cili kishte qenë i shtrirë në spital, se pas njoftimit të Triumfit me A.I. i njëjti nuk e ka lejuar që t’i japë reket – të holla si më parë.
Në aktakuzë thuhet se një kohë e kanë përcjellë me vetura lëvizjet e tanimë të ndjerit Triumf Riza dhe më , derisa Arben Berisha, Enver Sekiraqa, Rrahim Abdullahu dhe Ilir Abdullahu kanë qenë në lokalin “Sekiraqa” në Prishtinë, tani i dënuari Fitim Avdiu, përmes telefonit të tij, i ka dërguar mesazh tani të akuzuarit Ilir Abdullahut me përmbajtjen “Parking te Grandi, kojshija e kish dramën”, duke aluduar në Rizën, i cili banesën e kishte përballë lokalit “Sekiraqa”, ndërsa në atë kohë ka qenë në hotelin “Grand Hotel”.
Sipas aktakuzës, pasi e kishte marrë njoftimin tani i dënuari Berisha dhe të pandehurit Ilir Abdullahu e Rrahim Abdullahu, me veturë kanë shkuar te lokali “Queen’s”, ku tani i dënuari Arben Berisha, i armatosur më parë me pistoletë, ka hyrë në një lokal, ndërsa i pandehuri Ilir dhe Rrahim Abdullahu kanë hyrë në një lokal tjetër, për të pritur Rizën, pasi ky i fundit pothuajse çdo ditë ishte mysafir i atij lokalit “AM PM”.
Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri Rrahim Abdullahu përmes telefonit të tij i ka dërguar mesazh tani të dënuarit Berisha derisa ka qenë duke qëndruar i ulur në tarracën e një lokali afër lokalit “AM PM”, me përmbajtjen “Rri qatu, hin mrena, se mir je, ma von të thirri”, pasi që Riza ishte parë te lokali “AM PM”.
Gjithnjë sipas aktakuzës, në momentin kur Riza ka dalë nga lokali dhe ka qenë afër automjetit të tij, tani i dënuari Arben Berisha me vrap ka shkuar drejt tij dhe në mënyrë dinake, kur Triumf Riza nuk kishte pritur kurrfarë sulmi, e me shpinë të kthyer nga ai, në distancë prej 5 metrash, me pistoletë ka shtënë 11 herë me tri rafalë të shkurtra, duke e goditur me 2 predha në shpinë, ku predhat, nga veprimi dinamik, kanë depërtuar nëpër aortë, zemër dhe mushkëri, nga të cilat lëndime ai ka vdekur, ndërsa me një predhë është goditur në kofshën e këmbës së djathtë.
Për këtë të akuzuarit Ilir Abdullahu dhe Rrahim Abdullahu në bashkëkryerje me të dënuarit Arben Berisha e Fitim Avdiu dhe Enver Sekiraqën akuzohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë. Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë rast mund t’i gjeni në këtë link .
