Hajduku nga Spliti jo vetëm që hodhi një hap të madh drejt kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Evropës me fitoren 2:0 ndaj Pafosit, por konfirmoi edhe një herë se është një nga klubet me mbështetjen më të madhe të tifozëve në Evropën Juglindore. Në stadiumin ‘Polud’, ku golat për skuadrën e Splitit i realizuan Michele Shego dhe Dario Melnjak, ishin të pranishëm 27.752 shikues.
Sipas të dhënave të publikuara nga platforma e specializuar Football Meets Data, kjo ishte ndeshja e dytë më e ndjekur nga të gjitha takimet e zhvilluara më 23 korrik në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Vetëm sfida mes Besiktaşit dhe Midtjyllandit në Stamboll pati më shumë tifozë në tribuna, me 31.471 spektatorë.
Hajduku la pas emra të mëdhenj të futbollit evropian Me 27.752 tifozë në tribunat e Poljudit, Hajduku regjistroi një frekuentim më të lartë se shumë klube të njohura evropiane. Ndeshja Twente – Ferencváros u ndoq nga 27.500 shikues, vetëm 252 më pak se ajo në Split.
Ndërkohë, përballjen Qarabag – CSKA Sofje e ndoqën 23.813 tifozë, ndërsa në takimin Hammarby – Anderlecht ishin 23.572 të pranishëm. Kështu, klubi kroat tejkaloi për nga numri i tifozëve në stadium klube të njohura si Twente, Ferencváros, Anderlecht, Benfica dhe PAOK, duke dëshmuar edhe një herë besnikërinë dhe pasionin e madh të mbështetësve të tij.
