Anëtarët e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GjPN) kanë votuar për shkarkimin e kryeprokurorit Karim Khan, pas akuzave për sjellje të papërshtatshme seksuale. Sipas BBC-së, vendimi për largimin e Khanit nga posti u miratua me 82 vota pro , pasi ai ishte pezulluar muajin e kaluar.
Organi mbikëqyrës i GjPN-së ka arritur në përfundimin se Khan kishte kryer shkelje të rëndë të detyrës dhe sjellje të papërshtatshme, duke e akuzuar për një marrëdhënie seksuale me një punonjëse më të re të gjykatës dhe për përpjekje për ta penguar atë që të vazhdonte ankesën e saj.
Khan i ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat ndaj tij, ndërsa avokatët e tij e kanë cilësuar pezullimin si “të paligjshëm, proceduralisht të padrejtë dhe të pambështetur në prova”. Juristi britanik, i cili ishte zgjedhur si prokurori i tretë i GjPN-së në vitin 2021, ndodhej në pushim vullnetar që nga maji i vitit 2025, me qëllim që të përballej me akuzat.
Atij gjithashtu i është pezulluar përkohësisht e drejta për të ushtruar profesionin e avokatit në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa po zhvillohet një hetim nga autoritetet përkatëse. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
