Ish-përzgjedhësi i Kosovës nis aventurën e re te kombëtarja afrikane

0%

Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të rikthehet në një rol drejtues te kombëtarja e Gabonit. Sipas raportimeve të mediumit francez L’Equipe , 73-vjeçari është emëruar drejtor teknik i “Panterave”, ndërsa në postin e përzgjedhësit është vendosur Sebastien Migne, i cili së fundmi e udhëhoqi Haitin në Kupën e Botës.

Për Giressen, kjo është një rikthim te Gaboni, një vend me të cilin ka një histori të veçantë. Ish-mesfushori francez e nisi karrierën si trajner pikërisht te kjo kombëtare, duke e drejtuar nga viti 2006 deri në vitin 2010. “Kam lidhje të thella këtu. Më ka ndryshuar si person”, ka deklaruar Giresse për rikthimin e tij te Gaboni.

Giresse ishte një nga futbollistët më të vlerësuar të brezit të tij. Ai ka luajtur për Përfaqësuesen e Francës dhe në vitin 1982 përfundoi në vendin e dytë në garën për “Topin e Artë”, pas italianit Paolo Rossi. Francezi e drejtoi Përfaqësuesen e Kosovës nga shkurti i vitit 2022 deri në qershor të vitit 2023.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë 14 ndeshjeve në krye të “Dardanëve”, Giresse regjistroi katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi