Shpërndaje në: Ish-përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Alain Giresse, do të kthehet në postin e Drejtorit Teknik te Përfaqësuesja e Gabonit. Ndërkohë, Sebastien Migne, që e udhëhoqi Haitin në Kupën e Botës, është emëruar përzgjedhës i “Panterave”, ka shkruar “L’Equipe” të premten. Për Giressen është rikthim te Gaboni, ku e nisi karrierën prej vitit 2006 deri në vitin 2010.
“Kam lidhje të thella këtu. Më ka ndryshuar si person”, ka theksuar Giresse. Giresse si futbollist ka qenë i vlerësuar lartë, ndërsa ka luajtur për Francën. Në vitin 1982, e zuri vendin e dytë në garën për çmimin “Topi i Artë”, prapa Paolo Rossit.
Edhe Futboll 6 muaj më parë Sllovenët e krahasojnë ndeshjen Drita – Celje me atë Kosova – Sllovenia 73-vjeçari Giresse e udhëhoqi Kosovën prej shkurtit të vitit 2022, deri në qershor të vitit 2023. Në 14 ndeshje në krye të “Dardanëve”, Giresse i pati katër fitore, gjashtë barazime dhe katër humbje.
