​Pas deklaratave për krime lufte, një qytetar nga Prizreni paraqet

0%

Esat Shala, i njohur për aktivitetin e tij rreth dokumentimit të krimeve të luftës të kryera në Kosovë, në një intervistë televizive gjatë ditës së enjte ka shfaqur pretendime për një qytetar nga Prizreni se ka marrë pjesë në Masakrën e Krushës.

Ndërkohë, Policia nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se sot, më datë , personi me inicialet Sh.B., është paraqitur në Stacionin Policor në Prizren dhe ka paraqitur ankesë, duke pretenduar se pas publikimit të një interviste në media, në të cilën ai është përmendur si i dyshuar për krime lufte, ai ndihet i kanosur.

“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti “Kanosje”. Personi ndaj të cilit është paraqitur ankesa, mashkull E.SH., është ftuar dhe intervistuar në cilësinë e të dyshuarit, në prani të avokatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit dhe në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Kanosje”, ndërsa i dyshuari E.SH. është liruar në procedurë të rregullt. Për informata të tjera lidhur me rastin , ju lutemi t’i drejtoheni prokurorisë kompetente”, thuhet në komunikatë.

Burimi: Bota Sot