Shpërndaje në: Profesori i shkencave politike, Basri Muja, ka shprehur skepticizëm se kriza politike në vend do të marrë fund gjatë kësaj legjislature, duke thënë se nuk është optimist që edhe kësaj radhe do të konstituohen të gjitha institucionet.
Muja ka thënë se, ndonëse ende jemi brenda afateve kushtetuese, gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur një intensitet të mjaftueshëm të bisedimeve ndërmjet partive politike për të gjetur një zgjidhje. “Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe s’ka pas aktivitet të dendur për bisedime mes partive. Haxhiu ka prit që gjatë kësaj kohe të ketë lëvizje.
Sido që të jetë, ende jemi në kuadër të kornizës kohore kushtetuese dhe mendoj që nuk ka asgjë të keqe pse e ka caktuar 6 gushtin për seancën konstituive”, ka deklaruar ai në “60 Minuta” të KTV-së.
Duke komentuar qëndrimet e partive politike, Muja vlerësoi se ndasitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës mund ta vështirësojnë arritjen e një qëndrimi të përbashkët për një kandidat, ndërsa ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka bërë të qartë se synon të mbetet në opozitë. “Do të vazhdojë ky rreth vicioz.
LDK-ja, përkundër vullnetit të shprehur nga Abdixhiku e Osmani, për shkak të problemeve të brendshme dhe ndasive të mëdha brenda grupit parlamentar, do ta ketë të vështirë të unifikohet rreth një propozimi konkret. Kjo më bën jo shumë optimist që kësaj radhe do të konstituohen të gjitha institucionet.
PDK-ja veçse është deklaruar se do të jetë në opozitë, dhe besoj se e ka pasur fjalën që opozitë të jetë edhe për presidentin”, shtoi Muja. Edhe Arbëri 5 muaj më parë Muja: Ramës s’i takon të tregojë se Osmani ka qenë e kërcënuar nga Prokuroria Speciale Sipas Mujës, në rrethanat aktuale një kandidat jopartiak do të ishte alternativa më e përshtatshme për postin e presidentit.
“Do të kishte qenë mirë me qenë një kandidat jopartiak për president, duke parë situatën e përgjithshme”, është shprehur ai.
