Shpërndaje në: Juventusi do të jetë me shumë mungesa ndaj Standard Lieget të Belgjikës. Në mesin e atyre që mungojnë është edhe ylli i Kosovës, Edon Zhegrova. Juventusi ka publikuar të premten pasdite listën e lojtarëve që do të udhëtojnë në Liege për miqësoren që luhet të shtunën nga ora .
“Tuttomercatoweb” ka shkruar të premten se Zhegrova ka punuar i ndarë nga grupi gjatë kësaj jave dhe është nën mbikëqyrjen e stafit të trajnerëve. Mungon edhe ylli i ekipit, Kenan Yildiz, por edhe Arkadiusz Milik e Teun Koopmeiners. Në mesin e të ftuarve është sulmuesi shqiptar, 18-vjeçari Arman Durmishi.
Edhe Futboll 1 muaj më parë Nga grumbullimi i Kosovës largohet një tjetër lojtar Durmishi është pjesë e Shqipërisë U19 dhe i ka katër gola në gjashtë ndeshje. Durmishi luan për të rinjtë e Juventusit.
