Ish-pjesëtarit të MPB-së së Serbisë, V.M., i cili dyshohet se ka lidhje me kidnapimin dhe plagosjen e Millan Vukashinoviqit, në ditën e parë të nëntorit të vitit të kaluar, Gjykata e Mitrovicës ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për një muaj. Kështu konfirmoi për KALLXO.com, zëdhënësja e gjykatës, Hateme Haxhaj.
“Të pandehurit V.M. iu është vazhduar masa e paraburgimit deri më ” – theksoi ajo. Deri më tani, i dyshuari ka mbajtur shtatë muaj paraburgim. Si ndodhi arrestimi? Policia e Kosovës kishte arrestuar ish-pjesëtarin e MPB-së së Serbisë si i dyshuar në lidhje me kidnapimin e Millan Vukashinoviqit.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kishte njoftuar më se në një operacion të përbashkët ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është arrestuar në Leshak, ish-pjesëtari i MPB-së serbe. Sveçla kishte thënë se i arrestuari ishte integruar në Policinë e Kosovës sipas marrëveshjes së vitit 2013, prej nga kishte dhënë dorëheqje.
Sveçla bëri të ditur se ekzistojnë dyshime se i arrestuari ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë, përfshirë edhe kidnapimin e Millan Vukashinoviqit, i cili gjatë kidnapimit u plagos rëndë.
Siç ka shkruar ministri, Vukashinoviq dyshohet se ka qenë në kontakt me strukturat e inteligjencës së Serbisë dhe ato të ushtrisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë së Serbisë, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë.
Pas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, ishte bastisur shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar 9 telefona celularë, 1 laptop, 3 dokumente të formatit A4, 1 pushkë gjuetie me 39 fishekë, 1 jelek për fishekë të armës së gjuetisë, si dhe 1 tytë arme.
Plagosja e rrëmbimi i Millan Vukashinoviqit Millan Vukashinoviq, shtetas i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb, dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer brenda territorit të Republikës së Kosovës, nga xhandarmeria serbe, më , afër zonës së Leposaviqit. KALLXO.com mëson se para një viti e gjysmë, Vukashinoviqit iu kishte ndërsa ka pasur edhe sulme e kërcënime të tjera.
Për dyshimet lidhur me plagosjen dhe rrëmbimin e shtetasit të Kosovës, kishte njoftuar edhe Policia e Kosovës.
