Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se përgjegjësia për zgjedhjen e Presidentit e tejkalon një parti politike, duke përmendur se edhe partitë tjera kanë “hise” në dhënie të kontributit. Kurti e ka mirëpritur caktimin e datës 6 gusht për mbajtjen e seancës konstituive, duke përmendur takimet me kryetarët e LDK-së dhe PDK-së për formimin e institucioneve.
“Partitë politike, secila sipas hises që populli i ka dhënë, gjendemi sërish para përgjegjësisë për përmbushjen e detyrave për formimin e institucioneve të reja, përfshirë zgjedhjen e presidentit ose presidentes” – tha Kurti në nisje të mbledhjes së Qeverisë, më .
Ai tha se kanë dy javë më së shumti deri te fillimi i seancës për konstituimin e Kuvendit, para se të kalohet te zgjedhja e Qeverisë së re dhe më pas zgjedhja e presidentit ose presidentes.
“Për legjislaturën e re siç e dimë, nevojitet shumica e thjeshtë, ndërsa për presidentin ose presidenten, në dy raundet e para, për shkak të një aktgjykimi të Kushtetueses kërkohet prania e dy të tretave të deputetëve, andaj edhe përgjegjësia për zgjedhjen e tij ose saj e tejkalon një parti politike”- ka deklaruar Kurti.
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar datën për mbajtjen e seancës konstituive, apo një ditë para se të përfundojë afati kushtetues. Deputetët e zgjedhur të legjislaturës së 11-të kanë kohë deri më për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, megjithatë jo me patjetër duhet të pritet fundi i këtij afati.
Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve të , Albin Kurti ka ftuar në takime veç e veç liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, Lumir Abdixhikin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ardian Gjinin e Aleancës. Derisa dy të parët pranuan ftesën, i treti ka refuzuar të takohet me Kurtin.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, më ka njoftuar se nuk e sheh të arsyeshëm takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në përgjigjen e kthyer Kurtit, Gjini ka thënë se Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e presidentit nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës së tyre.
Aleanca ka kërkuar që institucionet e reja të pranojnë menjëherë projektin e gazsjellësit amerikan, të nisin procedurat për ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr, të rrisin pragun e TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro, të bëjnë lirimin e tokave të punuara nga tatimi në pronë për të nxitur bujqësinë, të bëjnë buxhetimin e plotë të rrugëve për Gjilanin, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën dhe Podujevën, si dhe për Prishtinën të ndahen nga 800 milionë deri në 1 miliard euro investime në infrastrukturë.
Bedri Hamza, kryetari i PDK-së, ka shkuar në takim me Kurtin më . Ndonëse para takimit kishte thënë se nuk kanë vija të kuqe të bashkëpunimit, pasi doli nga takimi, para mediave ka deklaruar se kjo parti qëndron në opozitë. “Ju e dini qëndrimin tim që unë kam dal me prioritete, në ekonomi, në energji, në arsim e Drejtësi. Për me u zbatu këto projekte PDK nuk ka vija të kuqe me askënd.
Bazuar në bisedat që kemi pas – normalisht korrekte – PDK është në opozitë. Dhe ne i dëshirojmë suksese zotëri Kurtit dhe partive tjera.”- ka deklaruar Hamza pas takimit më . PDK pas një takimi të deputetëve të saj, më ka kërkuar formim të institucioneve pa vonesa.
“Deputetët e zgjedhur të PDK-së ritheksuan se Kosovës i duhen institucione të afta për t’u përballur me sfidat me të cilat përballet vendi, duke u fokusuar në prioritetet e qytetarëve: zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale, forcimin e shtetit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës”- thuhet në komunikatën e PDK-së. Kurtit më mirë i ka shkuar takimi me LDK-në.
Pas takimit me kryetarin e kësaj partie Lumir Abdixhikun dhe bartësen e listës Vjosa Osmani, ai ka deklaruar se marrëveshje nuk ka por është optimist. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.
Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- ka deklaruar Kurti më . Më pas, Abdixhiku tha se do i pezullojë takimet konsultative për shkak të problemeve të brendshme në LDK, ku 148 delegatë kanë nënshkruar për të thirrur Kuvendin për shkarkimin e tij.
Kështu deklaroi ai pak pasi u raportua se është arritur një marrëveshje në parim në mes LVV-së dhe LDK-së. Para caktimit të datës, në një rast tjetër, Haxhiu kishte thënë se u ka dhënë kohë partive politike për takime para se të thërrasë seancën konstituive.
