Gjykata e Mitrovicës ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin N.S., i cili dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një automjet tjetër, me ç’rast një grua ka humbur jetën. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se i dyshuari ngarkohet me veprën penale – ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur.
“Të pandehurit N.S. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kjo masë do të llogaritet nga data deri më ”- thuhet në komunikatën e Gjykatës. Aksidenti ka ndodhur në orët e hershme të së enjtes, më , në fshatin Studime të Vushtrrisë, ku një grua ka vdekur dhe katër persona të tjerë janë lënduar.
Sipas njoftimit të Prokurorisë , i dyshuari, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës dhe është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e aksidentit, shoferi dhe tre pasagjerë kanë pësuar lëndime serioze dhe janë duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar i Departamentit për Krime të Rënda dhe njësitë përkatëse, ndërsa me urdhër të Prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
