Trajneri i Manchester City, Enzo Maresca, ka shprehur entuziazmin e tij pas marrjes së drejtimit të klubit dhe e përshkroi mundësinë si një privilegj. Italiani mbajti konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i City dhe pranoi se ndihet rehat që po kthehet në klub, pasi më parë ka punuar si pjesë e stafit të trajnerëve të Pep Guardiolës. “Ndihem si në shtëpi dhe shumë mirë.
Jam i lumtur. Është një privilegj, arsyeja pse klubi vendosi të më transferojë mua do të thotë se është një privilegj”, ka thënë fillimisht Maresca. Maresca i kërkon drejtuesve të Man Cityt plotë 250 milionë euro për të kompletuar tri transferime të mëdha “E konsideroj Pepin trajnerin më të mirë në botë në 20-25 vitet e fundit. Është një sfidë”.
“E njoh mjaft mirë organizatën, i njoh njerëzit brenda klubit që prej vitesh. Struktura e klubit dhe kur një klub ka tre trajnerë në pothuajse 20 vjet, kjo tregon sa serioze është kjo strukturë dhe ata e kuptojnë se duhet t’i japin kohë gjithçkaje”, përfundoi italiani.
Ndryshe, Maresca së fundmi ishte trajner i Chelseat, me të cilët fitoi Kupën e Botës për Klube, por u shkarkua në mes të sezonit, edhe pse ishte brenda objektivave.
