Kongresistët amerikanë kërkojnë që takimi i OSBE-së të mbahet në

0%

Një grup prej 41 ligjvënësish amerikanë nga të dyja partitë politike ka kërkuar që sesioni vjetor i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në vitin 2027 të mbahet në Karolinën e Jugut, e jo në Beograd.

Kjo nismë, e udhëhequr nga kongresisti republikan Joe Wilson, synon që takimi i radhës i OSBE-së të zhvillohet në Çarlston, ndërsa kundërshton ofertën e Serbisë për organizimin e këtij eventi ndërkombëtar. Sipas Reuters, Wilson pritet të prezantojë një rezolutë të përbashkët të mbështetur nga 41 kongresistë, ku kërkohet që mbledhja e vitit 2027 të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara.

Asambleja Parlamentare e OSBE-së tashmë ka pranuar ofertën e Asamblesë Kombëtare të Serbisë për mbajtjen e sesionit në Beograd, ku pritet të marrin pjesë mbi 300 deputetë nga 57 shtetet anëtare të organizatës. Megjithatë, kjo çështje ka nxjerrë në pah debatet në Uashington rreth marrëdhënieve me Serbinë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa ligjvënës amerikanë kritikojnë lidhjet e Beogradit me Moskën dhe refuzimin e Serbisë për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. Ndërkohë, një pjesë tjetër e republikanëve argumentojnë se SHBA-ja duhet të vazhdojë angazhimin me Serbinë, me synimin që ajo të afrohet më shumë me Perëndimin dhe Bashkimin Evropian.

Kongresisti Joe Wilson ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një çështje që ndikon në marrëdhëniet e Uashingtonit me Beogradin. Sipas tij, mbajtja e takimit të OSBE-së në SHBA do të ishte një sinjal i përkushtimit amerikan ndaj aleatëve dhe vlerave të kësaj organizate. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com