Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vazhdon formën perfekte në Kampionatin Botëror, duke regjistruar dy fitore nga dy ndeshje dhe duke siguruar kalimin në fazën tjetër të turneut. Në ndeshjen e dytë, amerikanët mposhtën Australinë me rezultat 2:0, duke konfirmuar statusin e një prej skuadrave më të forta të kompeticionit.
Trajneri i SHBA-së, Mauricio Pochettino, pas ndeshjes theksoi rëndësinë e grupit të plotë për objektivat e mëdha të ekipit. “Pas shortit në dhjetor mendoja se do të ishte një ndeshje e vështirë. Jam shumë i lumtur për tifozët. Pulshiq nuk mundi të luajë, por nëse duam ta fitojmë këtë garë, na duhet i gjithë ekipi” , deklaroi Pochettino.
Burimi:
Bota Sot
