Selektori i Australisë i zhgënjyer: Amerikanët ishin më të fortë

0%

Australia nuk e përsëriti suksesin si ndaj Turqisë, por kësaj radhe pësuan humbje. Futbollistët e Australisë pësuan humbje me rezultat 2:1 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të xhiros së dytë të Kampionatit Botëror. Ndërkohë, përzgjedhësi i Australisë, Tony Popoviq, u shpreh i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij.

“Unë nuk e di nëse arsyeja ishte madhësia e ndeshjes, por dukeshim të ngadaltë, me këmbë të rënda. Amerikanët ishin më të fortë dhe i fitonin të gjitha topat e dytë. Më pas pranuam edhe gola të pafat. Reagimi në pjesën e dytë ishte i shkëlqyer dhe lojtarët treguan sa të mirë janë, por pjesa e parë ishte e vështirë si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, – përfundoi Popoviq.

Pas dy xhirove, SHBA-ja kryeson Grupin D me gjashtë pikë dhe ka siguruar avancimin në raundin tjetër, ndërsa Australia mbetet në vendin e dytë me tri pikë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot