Gara e Hungarisë këtë fundjavë është raundi i fundit i kalendarit të Formula 1 para pushimeve të gjata verore. Prandaj, është e natyrshme që pilotëve u kërkohet të vlerësojnë arritjet e tyre në gjysmën e parë të kampionatit dhe pritjet e tyre për gjysmën e dytë të sezonit.
Lewis Hamilton, duke pasur parasysh ndryshimin e madh në performancë midis këtij sezoni dhe të parit të tij me “kokëkuqen”, u shpreh: “A po mendoj për titullin për gjysmën e dytë të sezonit? Nuk po mendoj për gjysmën e dytë, por vetëm për garën e Hungarisë”.
“Po mendoj për këtë fundjavë, duke i marrë garat një e nga një dhe po përpiqem të kuptoj se si ta shfrytëzoj sa më shumë çdo fundjavë. Zakonisht nuk mendoj për atë që do të ndodhë pas dhjetë garash”, deklaroi 7 herë kampioni i botës, në sezonin e tij të dytë me Ferrari. “Gjysma e parë shkoi mirë.
Ndoshta pak mbi mesataren“, deklaroi më tej Hamilton, fjalë që demonstrojnë fokusin e britanikut, por edhe mentalitetin e tij fitues. Një fitore e vetme me Ferrari nuk është e mjaftueshme dhe ambicia e Hamilton për pas verës duket të jetë të rrisë numrin e tij sa më shumë të jetë e mundur.
