Gjermania nis një epokë të re edhe me Mertesackerin

0%

Pas emërimit të Jürgen Klopp si trajner i kombëtares, Federata Gjermane e Futbollit konfirmoi edhe Per Mertesacker si drejtor të përgjithshëm sportiv nga viti 2027. Nuk do të jetë vetëm Klopp, ai që do ta udhëheqë kursin e ri të Gjermanisë. DFB ka bërë një tjetër zgjedhje strategjike për të ardhmen, duke i besuar Per Mertesacker rolin e drejtorit të përgjithshëm sportiv.

Ish-mbrojtësi i kombëtares do të nisë detyrën më , me përgjegjësi për të gjitha ekipet kombëtare dhe sektorin e të rinjve. Presidenti i DFB-së, Bernd Neuendorf, tha: “Per Mertesacker është një nga figurat më të rëndësishme të futbollit gjerman. Si lojtar kontribuoi në rritjen e kombëtares për më shumë se një dekadë dhe më pas drejtoi një nga akademitë më prestigjioze në Europë.

Kompetenca, qartësia dhe lidershipi i tij e bëjnë zgjedhjen ideale”. Kampion bote më 2014, Mertesacker vjen pas 8 vitesh në drejtimin e akademisë së Arsenalit dhe do të jetë pjesë e rindërtimit të futbollit gjerman së bashku me Klopp.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot