Nga: Arsim Maxhera Shpërndaje në: Edicioni 2026/2027 në top-ligat evropiane fillon pas disa javësh. Por në vende të tjera evropiane edicioni i ri garues ka nisur tashmë. Në Superligën e Zvicrës fillon të shtunën. Ky kampionat ka rëndësi edhe për përfaqësuesen e Kosovës. Shumë lojtarë të Kosovës kanë të kaluar në Superligën e Zvicrës, apo aktualisht janë pjesë e saj.
Por po ashtu në Zvicër janë duke u zhvilluar shumë lojtarë që në të ardhmen mund të jenë pjesë e “Dardanëve”. Numri i madh i shqiptarëve ka bërë që Superliga e Zvicrës të përcillet me interesim edhe në Kosovë. Sidomos kontributi i futbollistëve shqiptarë në këtë ligë zgjon vëmendje.
Dy ndeshjet e para të edicionit të ri janë Servette – Basel dhe Lausanne – Grasshopper, që luhen të shtunën nga ora . Prej orës është takimi Luzern – Thun. Të dielën janë ndeshjet Young Boys – Sion, St. Gallen – Zurich dhe Lugano – Vaduz. Edhe Futboll 6 muaj më parë Derbi i Manchesterit në Premier League Xherdan Shaqiri e Albian Ajeti janë te Baseli.
Eron Avdullahu, Ismajl Beka, Amir Abrashi, Samuel Krasniqi, Leart Kabashi janë lojtarë të evidentuar te Grasshopperi, në faqen zyrtare të ligës zvicerane. Alban Ajdini luan për Lausannen, kurse te Lugano janë: Ezgjan Alioski, Gjan Ajdin e Uran Bislimi. Portieri Simon Simoni u transferua së fundi te Luzerni, kurse te kjo skuadër janë edhe Erblin Sadikaj e Demir Xhemalija.
Portieri Leo Besson, që ka paraqitje me Kosovën, është pjesë e Servettes, kurse Behar Neziri, Betim Fazliji e Leon Frrokaj janë pjesë e St. Gallenit. Sioni ka në përbërje Kreshnik Hajrizin, Donat Rrudhanin, Rilind Nivokazin, Benjamin Kolollin dhe Adrien Llukesin, që po ashtu ka pasaportë të Kosovës, sipas të dhënave të paraqitura në faqen zyrtare të ligës zvicerane.
Valmir Matoshi e Dorian Derbaci janë pjesë e kampionit të Zvicrës, Thunit. Te klubi nga Lihtenshtajni që garon në elitën zvicerane, Vaduzi, aktivizohen Liridon Berisha, Denis Simani dhe Lutfi Dalipi. Kastriot Imeri është ende pjesë e Young Boysit, kurse te Zurichu janë Lindrit Kamberi, Selmin Hoxha, Bledian Krasniqi, Valon Berisha e Melvin Hoxha.
Edhe Futboll 11 muaj më parë Copenhageni fiton sërish 2:0, Dritën e pret punë e vështirë të martën Pra asnjëra skuadër nuk është pa ndonjë futbollist shqiptar apo me rrënjë nga Kosova të evidentuar. Të tillë janë 34 aktualisht, por numri mund të zvogëlohet apo të rritet deri në mbyllje të afatit kalimtar veror, por edhe më pas.
Në asnjë ligë elitare të futbollit në Evropë, përjashto Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka futbollistë shqiptarë sa në Zvicër.
