Daliçi përqafon Kramariçin në ditëlindjen e tij, lojtarët e Kroacisë e duartrokasin

0%

Kroacia ka zhvilluar stërvitjen e parë të plotë pas humbjes 4:2 nga Anglia në ndeshjen hapëse të Grupit L të Kampionatit Botëror 2026, ndërsa para fillimit të seancës në Aleksandria u pa një moment i veçantë emocional. Sulmuesi veteran Andrej Kramariç festoi ditëlindjen e 35-të dhe shokët e skuadrës, së bashku me stafin teknik, nuk e lanë të kalonte pa një urim të veçantë.

“Para nisjes së stërvitjes, futbollistët u mblodhën në rreth, ndërsa përzgjedhësi Zlatko Daliç mbajti një fjalim të shkurtër për t’ia uruar ditëlindjen Kramariçit. Pas fjalimit, Daliçi e përqafoi sulmuesin kroat, ndërsa të gjithë lojtarët shpërthyen në duartrokitje.

Më pas, një nga një, bashkëlojtarët iu afruan Kramariçit për ta përqafuar dhe uruar, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë brenda kampit kroat”, ka shkruar media kroate “Veçernj List”. “Fatkeqësisht nuk do të ketë festë të madhe, haha. Jam mësuar tashmë t’i festoj ditëlindjet në këtë mënyrë, me familjen time të dytë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Natyrisht që ndonjëherë njeriu ndjen mungesën e familjes së parë, por çdo ditëlindje është e bukur”, tha Kramariçi në konferencën për media para stërvitjes. Pas momenteve festive, kroatët iu rikthyen punës dhe përgatitjeve për sfidën e rëndësishme kundër Panamasë, që do të zhvillohet më 23 qershor në Toronto.

Pas humbjes ndaj Anglisë, kroatët kanë nevojë për rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën tjetër të Botërorit.

Burimi: Bota Sot