Zapletalova shkëlqen në Doha, bëhet evropiania e dytë më e shpejtë në histori

0%

Atletja sllovake Emma Zapletalova vazhdoi formën e jashtëzakonshme në sezonin e hapur, duke triumfuar edhe në garën e 400 metrave me pengesa në etapën e Diamond League në Doha. Fituesja e medaljes së bronztë botërore regjistroi kohën 52.30 sekonda, duke shënuar fitoren e katërt radhazi në Diamond League gjatë vitit 2026 dhe duke përmirësuar rezultatin më të mirë botëror të sezonit.

Pas saj u renditën xhamajkanja Rushell Clayton me 53.05 sekonda dhe atletja e Bahreinit Kemi Adekoya me 53.67 sekonda. Me kohën 52.30, Zapletalova ngjitet në vendin e gjashtë në listën e të gjitha kohërave në disiplinën e 400 metrave me pengesa.

Ajo la pas ish-rekordmenen botërore ruse Yuliya Pechonkina, e cila mbajti rekordin botëror nga viti 2003 deri në vitin 2019 me kohën 52.34 sekonda. Nga atletet evropiane, vetëm Femke Bol ka vrapuar më shpejt se Zapletalova.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Duke pasur parasysh se Bol tani është përqendruar në garat e 800 metrave, sllovakja konsiderohet favoritja kryesore për titullin evropian në 400 metra me pengesa, që do të mbahet në Birmingham nga 10 deri më 16 gusht.

Burimi: Bota Sot