E rëndë| 38-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

0%

Një 38-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan, ndërsa rrethanat e vdekjes po hetohen nga autoritetet kompetente, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Agon Haziri , 38 vjeçar. Sipas informacioneve, rasti është raportuar pasditen e 23 korrikut, rreth orës , në rrugën “Ali Aliu” në Gjilan.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit rajonalë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e 38-vjeçarit. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas burimeve të Sinjalit, gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga Krimteknika Rajonale, nuk janë konstatuar shenja që do të tregonin për përfshirjen e një personi tjetër, ndërsa në trupin e viktimës nuk janë vërejtur lëndime të jashtme. Megjithatë, shkaku i vdekjes do të përcaktohet pas obduksionit dhe veprimeve të mëtejshme hetimore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe hetimet janë në vazhdim. Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në banesën e tij në Gjilan Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com