Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, babë e bir, pas një aksidenti të ndodhur në autostradën “Durrës-Tiranë” ku humbi jetën një 74-vjeçare. Identifikohet dhe arrestohet 65-vjeçari që përplasi me automjet, me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe.
Në pranga dhe djali i 65-vjeçarit, pasi së bashku, u larguan nga vendi i aksidentit, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, dhe nuk njoftuan Policinë. Gjithashtu, 32-vjeçari fshehu automjetin dhe e riparoi për të penguar zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti tip “Mercedez Benz”, shkruan A2CNN.
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me qëllim identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që përplasi me pasojë vdekjen, shtetasen M. T., 74 vjeçe, rreth orës të datës , në autostradën “Durrës-Tiranë”, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit, specialistët e qarkullimit rrugor identifikuan, lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Xh.
M., 65 vjeç, banues në Durrës. Më tej, në vijim të veprimeve u arrestua djali i 65-vjeçarit, shtetasi B. M., 32 vjeç, banues në Durrës, pasagjer në automjet, në momentin e aksidentit. 2 të arrestuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i aksidentit, menjëherë pas përplasjes, pa i dhënë ndihmë 74-vjeçares, si dhe pa njoftuar Policinë.
Më pas, 32-vjeçari dyshohet se me qëllim pengimin e zbulimit të së vërtetës, ka fshehur automjetin tip “Mercedez Benz” të përfshirë në aksident, si dhe ka riparuar dëmet që i ishin shkaktuar nga përplasja”, tha policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
