Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar 127 fluturime direkte drejt aeroporteve në Gjermani vetëm gjatë kësaj jave. Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili ka theksuar rëndësinë e madhe të këtij korridori ajror për lidhjen mes dy shteteve.
Sipas tij, përmes këtyre fluturimeve është mundësuar qarkullimi i dhjetëra mijëra udhëtarëve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. “Vetëm gjatë kësaj jave janë realizuar 127 fluturime direkte ndërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ dhe aeroporteve ndërkombëtare në Gjermani, duke mundësuar qarkullimin e dhjetëra mijëra udhëtarëve”, ka shkruar Ajeti.
Ai ka shtuar se kjo lidhje ajrore tashmë përfaqëson shumë më tepër sesa udhëtimin e mërgimtarëve drejt vendlindjes. “Këto shifra dëshmojnë se lidhja mes dy shteteve sot është shumë më tepër sesa një udhëtim drejt vendlindjes. Ajo është një urë lidhëse mes njerëzve, kapitalit, investimeve, ideve dhe mundësive”, ka deklaruar ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
