Ekskluzive: Ky është i arrestuar për plagosjen e Hill Palucës në

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar dje për të shtëna me armë zjarri në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku si pasojë mbeti i plagosur një person. Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se personi i arrestuar për këtë plagosje është Diart Bytyqi . Ku, siç mësoi ekskluzivisht Sinjali, personi që pësoi lëndime nga arma e zjarrit është Hill Paluca.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bënë të ditur se Paluca u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor, ku mori ndihmën e nevojshme nga stafi shëndetësor. Pas incidentit, në vendin e ngjarjes dolën njësitë relevante të Policisë së Kosovës, të cilat rrethuan zonën dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Motivet e plagosjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa organet e rendit po ndërmarrin veprimet e nevojshme lidhur me personat e përfshirë. Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet e reja lidhur me këtë rast.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Ky është i plagosuri në të shtënat me armë në Prizren – Ndodhet në Emergjencë Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com